![Sneijder ndërron skuadër](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/wesley-sneijder-galatasaray_1sn17yppocttk1xulztz2vq0nh.jpg)
Wesley Sneijder mund të ndërrojë skuadër përsëri, këtë herë destinacioni i tij raportohet të jetë skuadra nga MLS, Los Angeles FC.
Sneijder iu bashkua Nices në Ligë 1 të Francës verën që lamë pas nga klubi turk Galatasaray, por agjenti i tij thuhet se ka udhëtuar drejt Los Angeles këtë javë për t’i zgjidhur kushtet e kontratës me Los Angeles, transmeton Express.
Sneijder nuk është më i pëlqyer në Ligë 1 dhe momentalisht nuk aktivizohet sepse është i lënduar, që do të thotë se mund të zhvendoset në Kaliforni.