Solskjaer: De Gea e din se ajo goditje e Mount duhej të mbrohej edhe nëse ekzekutohej 100 herë

Solskjaer: De Gea e din se ajo goditje e Mount duhej të mbrohej edhe nëse ekzekutohej 100 herë

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pas ndeshjes gjysmëfinale kundër Chelsea, të cilën e humbi me rezultat 1 me 3, ka komentuar gabimet e De Gea’s, sidomos tek goli i dytë.

“Këto gjëra ndodhin në futboll, por ai e din se duhej ta mbronte atë goditje. Është gjithmonë vështirë të justifikohen portierët, por ai e din se ajo goditje duhej të mbrohej 100 herë, në po aq ekzekutime” tha Solskjaer pas ndeshjes, raporton Insajderi.

David De Gea është duke u kritikuar shumë në këto dy sezonet e fundit, për gabimet trashanike të tij. Kujtojmë se në sezonin e kaluar ai kishte bërë gabime fatale kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe kundër Chelsea në Premier Ligë, ndeshje e cila kishte rëndësi të veçantë në garën për top 4 në sezonin e kaluar, garë kje e humbur nga United/Isnajderi.com.