Solskjaer dhe Mourinho thumbojnë njëri tjetrin

Solskjaer dhe Mourinho thumbojnë njëri tjetrin

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dhe ai i Tottenahm, Jose Mourinho, kanë filluar me thumbime të njëri tjetrit, pak para ndeshjes që do të luhet në mes skuadrave të tyre gjatë ditës së diel.

Ishte Soskjaer, ai që e filloi këtë “debat”, kur pas ndeshjes ndaj Brighton, tek sa po komentonte shtyllat e goditura në atë ndeshje, tha se ishim me fat që Jose Mourinho nuk ishte aty për t’i shikuar dimensionet e shtyllave – kur ishte bërë virale foto e portugezit, kur kishte zbuluar se shtyllat në stadiumin Filipi II, ishin më të vogla se sa duhej.

Mourinho, i pyetur për këtë deklaratë të tij, tha se ai Solskajer duhet të brengoset për vijën e zonës së rreptësisë, duke e thumbuar United-in që ka fituar shumë penallti në këto kohët e fundit.

Krejt në fund, ishte prapë trajneri i United, Solskajer, që tha se Jose është i nohur për deklaratat e tij në konferenca dhe se ai argëtohet nga ato deklarata.

Të dilen, duke filluar nga ora 17:30, Manchester United, e pret ekipin e Tottenahm në Old Trafford, në kuadër të Premier Ligës./Insajderi.com.