Solskjaer: Harry Maguire do të mbetet kapiten i United

Solskjaer: Harry Maguire do të mbetet kapiten i United

Trajneri I Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për herë të parë për skandalin e shkaktuar nga Harry Maguire gjatë pushimeve në Greqi, kur ai ishte arrestuar nga policia lokale.

“Harry kishte verë të vështirë. Nuk pati shumë pushim. Pas kthimit ishte në gjendje të mirë. Do të jetë kapiten i ekipit. Procesin [gjyqësor në Greqi] ua kemi lënë në dorë atij dhe njerëzve të tij. Për mua është një person i mirë me vlera të duhura. Shpresoj se do ta shohim formën më të mirë të Harryt”, tha norvegjezi, transmeton Insajderi.

Pas këtij skandali, qendër mbrojtësi i United, nuk është ftuar as nga kombëtarja e Anglisë./Insajderi.com.