Solskjaer ishte përzgjedhje paniku

Solskjaer ishte përzgjedhje paniku

Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Ince, beson se ishte në panik kur vendosi që trajner ta emërojë Ole Gunnar Solskjaer.

Komentet e Ince vijnë tash kur e ardhmja e norvegjezit në klub është vënë në pikëpyetje për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

Ince tha se duket nga larg se “diçka nuk është në rregull në zhveshtoren e klubit”, duke aluduar në pakënaqësinë në mes të lojtarëve dhe trajnerit.

Si kandidat potencial për të zëvendësuar Olenë, janë Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino./Insajderi.com