Solskjaer me akuza të rënda për Anglinë në lidhje me Greenwood

Solskjaer me akuza të rënda për Anglinë në lidhje me Greenwood

Trajneri i Manchester United, Ole Gunar Soskjaer, ka akuzuar kombëtaren e Anglisë, për qasjen e saj ndaj Greenwood, deri sa ai ishte duke komentuar për skandalin e lojtarit sa ishte pjesë e grumbullimit.

“I kërkova specifikisht Anglisë që ta lejojnë të pushojë këtë verë – kishte nevojë për diçka të tillë, fizikisht dhe mendërisht dhe gjëja e parë që ata bënë pasi ai u thirr në kombëtare ishte të dërguarit në një konferencë mediatike.”, tha Solskjaer, i cili kishte kërkuar që Mason të mos paraqitet asnjëherë para shtypit, duke u munduar të ruajë atë nga presionet e mediave.

“Kemi bërë atë që është e nevojshme për ta mbrojtur, kam bërë atë që duhet për ta ndihmuar. Kur t’i kthehet rutinës së sezonit do të jetë mirë.”, shtoi Ole.

Solskjaer, gjithashtu ka treguar se ai ka biseduar me lojtarin pas skandalit, por nuk ka dhënë detaje se çfarë i ka thënë atij.

“Sigurisht që flas me Mason Greenwood dhe kam folur me të tani shpejt. Ajo që ne kemi biseduar mbetet mes nesh dhe nuk ka nevojë që media ta dijë. Klubi ka punuar shumë fort që Mason të ketë kohën e mjaftueshme në fushë, ekspozimin në media, më pas vjen fundi i sezonit dhe ne kishim më pak se dy javë pushim dhe atë e thërrasin në kombëtare. U përpoqa që ta lë atë pushim, të paktën në verë. ”, përfundoi trajneri norvegjez.

Të dy lojtarët, Mason Greenwood dhe Phil Foden, kishin thyer rregullat e grumbullimit me Anglinë, duke sjellë femra në dhomat e tyre – veprim ky gjithashtu që ka rënë ndesh me rregullat e vendosura në luftën kundër përhapjes ë Covid 19./Insajderi.com.