Solskjaer pas barazimit me Liverpool: Nuk kemi luajtur mjaft mirë

Solskjaer pas barazimit me Liverpool: Nuk kemi luajtur mjaft mirë

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk u shfaq mjaft i kënaqur për paraqitjen e “Djajve të Kuq” përballë Liverpool në kampionatin anglez, njofton Insajderi.

47 vjeçari norvegjez theksoi se në tërësi, barazimi e kënaq, por do ta gëzonte akoma më shumë nëse do të fitonte ndeshjen e radhës në Premier League.

Fillimisht Solskjaer foli për ndeshjen, duke thënë: “Nuk mendoj se luajtëm mjaft mirë. Nuk iu imponuam kundërshtarit në pjesën e parë. Krijuam dy raste të shkëlqyera, por portieri Alison bëri pritje fantastike”.

Më tej, norvegjezi foli edhe për ekipin e tij, ku ndër të tjera tha: “Mund të luajmë më mirë se kaq, e dimë këtë gjë. Mund të kombinohemi më mirë, të kontrollojmë më shumë topin. Gabuam në disa momente duke i dhënë topin rivalit dhe në markim pas. Ka disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, ishin fjalët e teknikut të United. /Insajderi.com