Skuadra e Manchester United, edhe ose fitoi sot në Liverpool kundër Evertonit me rezultat 3:1, tekniku norvegjez i “djajve të kuq”, akuzon Premier Ligën, duke thënë se dëshironin të humbisnin, njofton Insajderi.
Në deklaratën e dhënë për “BT Sport”, norvegjezi tha:
“Kishin planifikuar që ne të humbisnim. Sot e kishim Luk Shaw të dëmtuar pas kthimit nga Turqia. Dua t’ju flas për orarin e ndeshjes, donin që djemtë e mi të dështonin. Të mërkurën në mbrëmje luajtëm, të enjten u kthyem dhe sot luajmë në drekë të shtunën?! Këta djem meritojnë të trajtohen më mirë sesa të flaken këtu e të dështojnë”, ishin fjalët e revoltuara të norvegjezit për federatën angleze. /Insajderi.com