Somali: Vriten tetë antarë të grupit al-Shabaab

Somali: Vriten tetë antarë të grupit al-Shabaab

Forcat somaleze vranë tetë kryengritës të grupit militant al-Shabaab, të cilët shkrepën mortaja në drejtim të një delegacioni qeveritar të udhëhequr nga presidenti dhe kryeministri i vendit, njoftuan mediat lokale, transmeton Insajderi.

Kryengritësit e lidhur me al-Kaidën shkrepën të paktën 13 predha mortajash në qytetin Dhusamareb ku udhëheqësit po mbanin një konferencë rreth zgjedhjeve të ardhshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit shtetëror, Televizioni Kombëtar i Somalisë (SNTV), forcat somaleze kapën një kryengritës dhe sekuestruan armë në një operacion jashtë qytetit Dhusamareb.

Forcat e sigurisë u përplasën me terroristët ndërsa patrullonin në periferi të qytetit kur terroristët filluan breshërinë e predhave të mortajave.

Ushtria shpërndau ​​imazhe dhe pamje të automjeteve, mortajave dhe armëve të vogla të përdorura nga kryengritësit gjatë sulmit.

Pas presionit ndërkombëtar, presidenti Mohamed Abdullahi Mohamed u bëri thirrje udhëheqësve rajonalë në fillim të kësaj jave që të marrin pjesë në samitin konsultativ treditor në Dhusamareb për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura rreth mbajtjes me kohë të zgjedhjeve të besueshme në vend. /Insajderi.com