Sonte Drita përballet me Sileks-in në Europa Ligë

Sonte Drita përballet me Sileks-in në Europa Ligë

Drita rikthehet në fushat e blerta të arenës ndërkombëtare – kampionët e Kosovës sonte sfidojnë ekipin maqedonas Sileks në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Drita do të kërkojë kualifikimin historik në raundin e tretë të ligës së Europës, transmeton Insajderi.

Gjilanasit kanë konfirmuar para ndeshjes që të gjithë lojtarët janë në dispozicion në përjashtim të transferimit të verës, Festim Alidemës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Filipi 2” në Shkup me fillim prej orës 20:00 dhe do të transmetohet nga televizioni publik, RTK./Insajderi.com.