Sonte dy ndeshjet e tjera të çerekfinales në Europa Ligë

Sonte dy ndeshjet e tjera të çerekfinales në Europa Ligë

Sonte janë në program dy ndeshjet e tjera të çerekfinales në Europa Ligë. Shakhtar Donetsk vs Basel dhe Wolves vs Sevilla, do të ndeshen sonte nga ora 21:00.

Ndeshja kryesore e natës është kjo në mes të Wolves vs Sevilla, pasi të dy skuadrat llogariten si favorit për ta fituar garën, pas Manchester United dhe Inter. Fituesi i këtij dueli, ndeshet me Manchester Unnited, pasi ata e kaluan sfidën e quajtur Copenhagen.

Shakhtar Donetsk dhe Basel, janë ndoshta dy ekipet që nuk llogariten në mesin e atyre që mund të bëjnë befasi, por futbolli ka dëshmuar se është i paparashikueshëm. Ekipi i Inter e pret fituesin e këtij dueli.

Ndeshjet luhen në Gjermani, ndërsa pas këtyre ndeshjeve, me datë 16.08.2020, zhvillohen gjysmëfinalet, po ashtu në Gjermani./Insajderi.com.