Të enjten me fillim nga ora 18:00 do të hidhet shorti i grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Insajderi.com.
Shorti mbahet në Stamboll të Turqisë dhe do të transmetohet drejtëpërdrejt nga UEFA.com.
Mysafirët special në këtë ceremoni do të jenë, Branislav Ivanovic dhe Michael Essien të cilët do të ndihmojnë në hedhjen e shortit.
Këto janë ekipet pjesëmarrëse në katër vazo:
Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Atletico de Madrid. Manchester City, Bayern Munchen, Inter, Lille dhe Sporting CP.
Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla dhe Borussia Dortmund.
Vazo 3: Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit, Benfica, RB Salzburg dhe Shakhtar.
Vazo 4: Club Brugge, Young Boys, Malmo, Wolfsburg, Milan, Dinamo Kiev, Besiktas dhe Sheriff Tiraspor.
Ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të nisin nga 14/15 shtatori.
Po këtë ditë do të shpallet edhe fituesi i çmimeve për lojtarin dhe lojtaren më të mirë në Evropë për edicionin 2021/21, si dhe për lojtarin më të mirë nga secila pozitë./Insajderi.com