Sonte kemi një klasike në Premier Ligë

Sonte kemi një klasike në Premier Ligë

Premier Liga vazhdon edhe sonte me ndeshjet e saj. 4 ndeshje do të zhvillohen sonte në këtë ligë. Por njëra nga këto ndeshje, është më e mira për tu ndjekur.

Arsenal e pret kampionin e Ligës, Liverpool-in në Fly Emirates Stadium. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, refuzon të pranojë se lufta për top 4 ka përfunduar, duke thënë se ata do të luftojnë, deri sa matematikisht do të jetë e pamundur, raporton Insajderi.

Ndërsa kampioni Liverpool, ëahtë në ndjekje të rekordit të Manchester City, për të arritur 100 pikë, por për të arritur këtë rekord, ata duhet ta mposhtin Arsenal, Chelsea dhe Newcastle United.

Ndeshjet e tjera janë: Burnley vs Wolves, Manchestr City vs Bournemouth dhe Newcastle vs Totenham/Insajderi.com.