Sonte nga ora 20:45 do të përballet Kosova me Spanjën, njofton Insajderi.
Kjo ndeshje zhvillohet në Sevilla, pas shumë debateve për protokollin takimit.
Spanja kishte përpiluar një protokoll, ku Kosovës i referohet si ‘territor”, ndërsa himnit si “muzikë”.
Federata e Futbollit të Kosovës, kishte refuzuar kategorikisht që futbolllistët dardan ta luajnë këtë ndeshje në këtë mënyrë.
Por, pas ndërhyrjes së FIFA e UEFA, spanjollët ishin pajtuar.
Përkundër kësaj, shumë gazeta në Madrid injoruan emrin Kosovë, përfshirë median më të madhe atje “AS”.
Kosova e humbi ndeshjen e parë 0-3 nga Suedia në “Fadil Vokrri”, për t’i filluar me humbje kualifikimet për kampionatin Botëror “Katari 2022”. /Insajderi.com