Sonte Kosovë vs Greqi – Dardanët me 10 mungesa

Sonte Kosovë vs Greqi – Dardanët me 10 mungesa

Kosova sot e zhvillon ndeshjen e dytë të kualifikimeve të reja në Ligën e Kombeve, ku mes shumë problemeve e pret në “Fadil Vokrri” Greqinë.

Trajneri I Kosovës, Bernard Challandes, për këtë ndeshje ka në dispozicion 18 futbollistë, me të cilët në stërvitjen e sotme punoi në skemat e ndryshme të lojës, me të cilat do t’i vihet përballë ish-kampionëve të Evropës, duke u munduar të zbusë mungesën e 10 lojtarëve të formacionit të parë, njofton Insajderi.

Para stërvitjes në konferencë për media Challandes vuri në pah se Greqia është favorite për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin C, por ishte këmbëngulës se nuk e ndryshon filozofinë e lojës së tij, prandaj edhe në këtë ndeshje do të luajë për fitore.

Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka thënë se ai dhe bashkë lojtarët do ta japin maksimumin në këtë përballje të vështirë./Insajderi.com.