
Lufta e vitit do të zhvillohet sot, ku përballë do të jenë Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.
Sipas orës sonë lokale kjo betejë do të fillojë në ora 23:00.
Gaethje cilësohet të jetë kundërshtari më i vështirë i Khabib-it, pasi nga 24 ndeshje ka 22 fitore e vetëm dy humbje.
Ndërsa Khabibi ka 28 fitore nga po aq ndeshje.
Por sfida e sotme do të jetë më e vështira dhe një test i madh për të.
Ai do të tentojë që ta mbrojë për herë të tretë titullin e kampionit të botës në UFC. /Insajderi.com