Sonte mbahet ceremonia e fituesit të Topit të Artë

Sonte mbahet ceremonia e fituesit të Topit të Artë

Mbrëmjen e së hënës do të mbahet ceremonia e edicionit të 65-të e shpalljes së fituesit të Topit të Artë, shkruan Insajderi.com.

Në këtë ceremoni, pas një muaj garë të votimit mes kandidatëve, do të mësohet emri i fituesit të këtij çmimi.

Po ashtu, lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, përveç çmimit, do të ketë edhe një dhuratë speciale nga brendi i njohur, Purnell.

Ky brend ka prodhuar një orë të veçantë, e cila është e vetmja, unike në botë, e që do ta marrë fituesi i çmimit “Ballon d’Or”.

Ndryshe, Lionel Messi, po shihet si një favorit për të marrë këtë çmim, e që për të do të ishte hera e shtatë si fitues i këtij çmimi.

Por, në garë të ngushtë me të është edhe Robert Lewandowski, Jorginho dhe Karim Benzema./Insajderi.com