Sot ndeshja Shqipëri-Kosovë

Sot ndeshja Shqipëri-Kosovë

Një ndeshje miqësore në futboll do të zhvillohet të mërkurën ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

Dueli nuk ka marrë vëmendje të madhe për shkak të pandemisë COVID-19. “Të panevojshëm” e quajti këtë përballje trajneri i Kosovës, Bernard Challendes.

Kosova do të ketë dy ndeshje në grupin “C” të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.

Pa tifozë zhvillohet ndeshja që  fillon nga ora 16:00. Të dy përfaqësueset përballen me mungesa të mëdha për shkak se shumë klube nuk liruan lojtarët e tyre rezultat i pandemisë. /Insajderi.com