Sonte në Tap n’Dije fituesi shpërblehet me 150 euro kupon!

Sonte në Tap n’Dije fituesi shpërblehet me 150 euro kupon!

Tap n’Dije, quizi i dashur i TapQuiz nga GjirafaVideo, sonte dhuron shpërblime dhe vazhdon me befasi të këndshme për lojtarët e saj.

Në ora 19:00, direkt nga studio e GjirafaVideo, Rifat Smani fillon moderimin e episodit më të ri të Tap n’Dije, quizit me pyetje edukative, i cili po pëlqehet me të madhe nga publiku, për lojën interesante, shpërblimet atraktive dhe befasitë që ndodhin gjatë quizit.

Edhe këtë javë nuk mungojnë këto tri veçori të cilat e kanë karakterizuar këtë lojë që nga fillimi.
Shpërblimet që dhurohen sonte janë këto:

Vendi i parë fiton: 150 euro kupon në Gjirafa50
Vendi i dytë fiton: Celular Redmi 7A
Vendi i tretë fiton: JBL GO2

Që të regjistroheni për Tap n’Dije, klikoni këtu.

Edhe këtë javë do të ketë befasi për lojtarët e TapQuiz, ku një nga lojtarët që nuk është në vendet e para do të shpërblehet me një dhuratë.

Për të qenë pjesë e TapQuiz ju duhet të jeni të regjistruar paraprakisht. Regjistrimi hapet në ora 15:00 dhe mbetet i hapur deri në fillim të lojës.
Hapat e regjistrimit janë këto:

–     Hyni në GjirafaVideo.com

  • Kliko mbi Live TV
  • Klikoni tek video me titull Tap n’Dije by GjirafaVideo
  • Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
  • Klikoni “Hyr në quiz
  • Bëhuni gati për lojë

Pas Tap n’Dije, TapQuiz rikthehet të martën që vjen me Tap n’All, duke vazhduar me Tap n’Shije të mërkurën dhe të enjten me Tap n’Dije. Shpërblimet e mira, befasitë, e qejfi, nuk do të mungojnë.

Që të regjistroheni për Tap n’Dije, klikoni këtu.