Sonte Shpresat e Kosovës luajnë kundër Austrisë

Sonte Shpresat e Kosovës luajnë kundër Austrisë

Sonte me fillim nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova U-21 pret Austrinë në ndeshjet kualifikuese për evropian, njofton Insajderi.

Të përzgjedhurit e trajnerit Rafet Prekazi, presin djelmoshat austriak në kuadër të gjiros së tetë në grupin e tretë kualifikues.

Kosova deri më tani, pas gjashtë gjirosh ka gjashtë pikë, ndërsa Austria pas shtatë gjirosh ka 12 pikë.

Në ndeshjen e parë mes të dyja ekipeve, austriakët kanë shënuar fitore me rezultat 4:0.

Në këtë grup, së bashku me Austrinë ndodhen edhe Anglia, Shqipëria, Turqia  dhe Andorra.

Me një fitore eventuale të Kosovës, do të rriteshin gjasat që Kosova të kapte vendin e dytë, duke pasur parasysh që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithashtu disfata e Austrisë, do t’i hapte rrugën kombëtares shqiptare të luftonte për pozitën e dytë, pozitë që aktualisht mbahet nga Austria. Shqipëria pas tetë gjirosh në këtë grup, ka 11 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen tjetër në grup, Kosova e luan kundër Andorrës, përsëri si vendas me datë 13 tetor (të martën), me fillim nga ora 19:00. /Insajderi.com