Sonte super ndeshja në mes RB Leipzig vs Atletico Madrid

Sonte super ndeshja në mes RB Leipzig vs Atletico Madrid

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, me ndeshjen tjetër të çerekfinales, në mes të Rb Leipzig vs Atletico Madrid.

Ateltico Madrid, hynë e hendikepuar, pas mungesave të Correa dhe Vrsalijko, të dy të infektuar me virusin Covid 19, ndërsa RB Leipzig, ka dy mungesa, ajo e Sabitzer dhe Hartmann, raporton Insajderi.

RB Leipzig, gjithashtu nuk do të ketë ndihmën e lojtarit kryesor të tyre, Timo Werner, pasi ai është transferuar tek Chelsea edhe pse akoma nuk ka përfunduar gara e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe luhet në terren neutral, në Portugali dhe sipas formatit të ri, ka vetëm një ndeshje./Insajderi.com.