Sonte të gjithë sytë në Cardiff, Juventus kundër Real Madrid

Sonte të gjithë sytë në Cardiff, Juventus kundër Real Madrid

Juventus dhe Real Madrid do të jetë sfida që do të zhvillohet sonte në Cardiff me fillim nga ora 20:45.

Real Madrid do të kërkoj titullin e 11 të Ligës së Kampionëve dhe të dytin me radhë, por përball ka sonte një skuadër aspak të lehtë.

Real Madrid do të ketë përball njërën ndër ekipin me mbrojtën me të mirë këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Juventus arriti të kualifikohet për në finale pasi mposhti 4 me 1 Monacon në gjysmë finale, ndërsa në çerekfinale eliminoj bindshëm skuadrën spanjolle, Barcelonën me rezultat të përgjithshëm  3:0.

Ndërkaq Real Madrid u kualifikua për në finale pasi arriti të eliminoj rivalin lokal, Atletico Madrid me rezultat të përgjithshëm 4 me 2.

Real Madrid nuk do të ketë asnjë mungesë për këtë sfidë, ndërsa për Juventusin do të mungojnë Pjaca dhe Sturaro.

Kjo sfidë përveç titullit të Ligës së Kampionëve ajo pritet të jetë edhe përcaktuese për “Topin e Artë”, ku në luftë janë kapiteni i Juves, Gianluigi Buffon dhe sulmuesi i Realit Cristiano Ronaldo.