Sot 16 vite më parë, Shqipëria mposhti kampionët evropian

Sot 16 vite më parë, Shqipëria mposhti kampionët evropian

Si sot, 16 vite më parë, më 4 shtator 2004, Shqipëria priste në “Qemal Stafa”, kampionët e “Euro 2004” – Greqinë, transmeton Insajderi.

Greqia, kampione e “Euro 2004” që mbahej në Portugali, ndeshjen e parë për kualifikueset për Botërorin 2010 e kishte pikërisht ndaj fqinjëve të tyre.

Ndeshja zhvillohej në Tiranë, Shqipëria arrinte të fitonte 2:1 me golat e Edvin Muratit (2’), dhe Adrian Aliaj (11’).

Grekët nuk e kapërdin lehtë “poshtërimin”, gjatë festimit nga shqiptarët në Greqi, në ishullin Zakinthos, grekët e tërbuar e theren me thikë pas shpine Gramoz Palushin, nga Kukësi i cili ishte emigrant në Greqi. I riu gjen vdekjen, ndërsa autori i vrasjes fillimisht dënohet me burgim të përjetshëm, mirëpo më pas një Gjykatë e Apelit i uli dënimin në 22 vite burgim. Gramozi ishte 20 vjeç./Insajderi.com