Sot 17 vjet e transferoi Real Madrid, por sa kushtoi Beckham?

Sot 17 vjet e transferoi Real Madrid, por sa kushtoi Beckham?

Jo rastësisht nofka kryesore atë kohë i ekipit Real Madridt ishte ‘Galaktikët’, pasi presidenti i klubit Florentino Perez investoi qindra miliona, për të sjellë në skuadër emrat më të njohur në botën e futbollit.

Në mesin e tyre ishte edhe David Beckham, që sot 17 vjet më parë u prezantua tek klubi mbretëror, nga i cili, Manchester United fitoi 35 milionë euro.

Katër sezone qëndroi në Madrid, fitoi superkupën e Spanjës (2003) dhe La Liga (2006/07).

Gjatë asaj kohe, tek ‘Los Blancos’ ishin edhe futbollistët e njohur si: Ronaldo (braziliani), Zinedine Zidane, Roberto Carlos, e të tjerë. /Insajderi.com