Sot bëhet një vit që kur shpërthimi i Coronavirus-it u shpall një pandemi globale

Sot bëhet një vit që kur shpërthimi i Coronavirus-it u shpall një pandemi globale

Një vit ka kaluar që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një pandemi globale pasi 121,500 raste të COVID-19 u konfirmuan në të gjithë botën.

Kjo shifër është rritur me gati një milion herë në vetëm 365 ditë ndërsa virusi është përhapur në të gjithë vendet dhe kontinentet. Jeta normale është ndalur dhe miliona kanë vdekur.

Sipas Sky News, SHBA aktualisht ka një normë prej 161.5 vdekjesh për 100,000 njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins i cili ka ndjekur shpërthimin, njofton Insajderi.

Amerika e Jugut gjithashtu është prekur keq gjatë pandemisë – me Meksikën që ka një normë pak më të ulët të 152 vdekjeve për 100,000 njerëz dhe Brazilin që ka një normë prej 128,1 vdekjeve për 100,000 njerëz.

Peruja ka 150.6 vdekje për 100,000 njerëz ndërsa Argjentina ka 119.7 vdekje për 100,000 njerëz.

Evropa gjithashtu është prekur keq nga Coronavirusi – Mbretëria e Bashkuar ka 188.3 vdekje për 100,000 njerëz.

Italia ka 166.8 vdekje për 100,000 njerëz dhe Republika Çeke ka një normë prej 210,7 për 100,000 njerëz.

Ndërkohë, Kina ku filloi pandemia thuhet të ketë 0.3 vdekje për 100,000 njerëz.

Numri global i të vdekurve është përshkallëzuar me shpejtësi gjatë vitit të kaluar me 2,610,184 njerëz që kanë vdekur në pandemi deri më 9 Mars 2021. /Insajderi.com