Sot derbi i Serie A-së, Roma vs Inter

Sot derbi i Serie A-së, Roma vs Inter

Pas skandalit “Calciopoli” të shpërthyer në verën e vitit 2006, i cili pa zbritjen e Juventusit në Serinë B, Interi dhe Roma ndezën një duel të ashpër mes tyre për 3-4 sezone me radhë për titullin kampion, por edhe sivjet, në “pjatë” është sërish “Scudetto”, njofton Insajderi.

Pas 16 javësh kampionat diferenca mes ‘zikaltërve’ të vendit të dytë (36 pikë) dhe ‘verdhekuqve’ të vendit të tretë (33 pikë) është vetëm një fitore larg (Roma vuan edhe një humbje në tavolinë, pas barazimit pa gola me Veronën, për çështjen “Diavara”).

Prandaj sfida e të dielës në mesditë (ora 12:30) merr një rëndësi më të madhe sesa thjesht tri pikët. Nëse nga njëra anë Interi duhet të reagojë pas disfatës me Sampdorian, kryeqytetasit vijnë nga një seri prej tri fitoresh radhazi bindëse dhe në “Olimpiko” janë më të egër se kurrë.

Në të njëjtën kohë, ky impiant nuk është aspak fatlum për Interin, kur pritëse është Roma, siç tregojnë statistikat më poshtë. Por në të njëjtën kohë, të dyja skuadrat duan të prishin edhe një mallkim trepikësh që zgjat prej pesë ndeshjesh radhazi, pasi në pesë ndeshjet e ndërsjellta, ekipet kanë luajtur baras. /Insajderi.com