Sot Dita Evropiane Kundër Islamofobisë

Sot Dita Evropiane Kundër Islamofobisë

21 shtatori është Dita Evropiane kundër Islamofobisë.

“Thuaj jo urrejtjes ndaj myslimanëve dhe çdo forme të racizmit dhe diskriminimit. Të jemi për një shoqëri ku mbizotëron paqja, toleranca dhe mos diskriminimi. Nuk ka vend për urrejtje në Unionin për Barazi”, ka shkruar EU Justice në Twitter.

Islamofobia është term që përdoret për të treguar kategorinë e njerëzve që shprehin urretje a dhunë ndaj myslimanëve.

Në Evropë kjo lidhet edhe me emigrantët, pasi pjesa dërmuese e tyre vinë nga Lindja e Mesme.

Madje, mbi këto ndryshime – në shtetet e Bashkimit Evropian, ka edhe parti të djathta që komponent e kanë edhe ksenofobinë.

Në disa vende të Bashkimit Evropian udhëheqin partitë e ekstremit të djathtë; Hungari.

Ndërsa, në Francë, Austri e Holandë janë forca e dytë politike.

E djathta ekstreme të cilës i atribuohet islamofobia, shihet rrezik edhe për Bashkimin Evropian, pasi si botëkuptim është nacionalist. /Insajderi.com