Sot dy takime të Superligës – super ndeshja në ‘Fadil Vokrri’

Sot dy takime të Superligës – super ndeshja në ‘Fadil Vokrri’

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani do të presë në Suharekë skuadrën e Flamurtarit, takim ky i cili fillon në orën 14:00, transmeton Insporti

Skuadra e Ballkanit momentalisht mban pozitën e 3-të në tabelë, me 20 pikë pas 10 xhirove.

Flamurtari ndërkaq është në zonën që shkakton rënie nga liga, ku mban pozitën 10-të me gjithsej 9 pikë.

Takimi më interesant zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do ta presë skuadrën e Dritës së Gjilanit, për ndeshjen që fillon në orëm 18:00.

Lexoni më shumë