Sot festohet 29 vjetori i pavarësimit të futbollit kosovar

Sot festohet 29 vjetori i pavarësimit të futbollit kosovar

Si sot, 29 vjet më parë, filloi kampionati i parë i Republikës së Kosovës, ndonëse vendi ynë ishte nën okupimin serb asokohe, transmeton Insajderi.

Shumë personalitete të shquara rrezikuan gjithçka, për ta realizuar ëndrrën e pavarësimit të futbollit kosovar, që asokohe kishte simbolikë dhe rëndësi të madhe, pasi mesazhi që po përçohej, ishte më I madh se sa vet sporti.

Golin e parë të pavarësimit të futbollit kosovar e realizoi ish futbollisti, tani sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, I cili atë kohë luante për FC Prishtinën dhe shënoi ndaj flamurtarit./Insajderi.com