Ishte data 14 tetor e vitit 2014, ditë e enjte, luhej ndeshja kualifikuese për Euro 2016 që do të mbahej në Francë, Serbia priste si vendase Shqipërinë, njofton Insajderi.
Shorti i UEFA-së, kishte vendosur në një grup, Shqipërinë dhe Serbinë, për ndeshjet kualifikuese për Euro 2016, një ndeshje që për UEFA-në mund të dukej krejt normale, sikur ndeshjet tjera mes kombëtareve tjera, por serbët, këtë ndeshje nuk e merrnin si një ndeshje normale futbolli, por si diçka më shumë.
Në stadium, federata serbe e futbollit, nuk kishte lejuar asnjë tifoz shqiptar të hynte në stadium. Ishin 30.000 tifoz serb në stadiumin e Partizanit të Beogradit që në kohën e Jugosllavisë quhej “JNA Stadium” për nder të ushtrisë jugosllave.
Gjatë intonimit të himnit kombëtar shqiptar, tifozët serb vërshëllenin dhe shanin shqiptarët me terma fyes “vritni shqiptarët”. Ndeshja filloi me tensione nga tifozët, që gjatë lojës, ndeshja u ndërpre disa herë, për arsye se tifozët serb hidhnin fishekzjarre në stadium dhe gjësende tjera të forta.
Për “hise”, ky takim i ra të ndante drejtësinë gjyqtari anglez Martin Atkinson, që e kishte të vështirë të qetësonte situatën e tensionuar, që veçse kishte filluar.
Momenti krucial i takimit, ishte minuta e 42’, ku së pari ishte ndërprerë loja për shkak të fishekzjarrëve të hedhura në stadium nga huliganët serb, por pas pak çastesh, ishte parë një dron të valëviste një flamur, që nuk ishte parë deri në atë kohë. Një flamur të Shqipërisë Natyrale me hartën e trojeve etnike shqiptare në mes, ndërsa anash hartës, qëndronin dy figura kombëtare, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.
Ideator i kësaj vepre ishte Ballist Morina nga Kukësi, I cili më pas rrëfeu se plan e kishte të ngrinte dronin mbi stadium, në kohën kur intonohej himni kombëtar shqiptar.
Në këtë takim, Shqipëria kishte fanellate bardha, ndërsa serbët kishin të kuqe, Morina ka menduar se me fanella të kuqe janë shqiptarët, prandaj ku ulur dronin duke menduar se flamurin ia ka lënë në dorë futbollistëve shqiptarë. Në ato momente, lojtari serb kap flamurin dhe tenton ta përdhos, mirëpo ndërhyn Bekim Balaj që nuk lejon përdhosjen e simbolit kombëtar, pastaj në ndihmë vjen edhe kapiteni Cana që mbrojnë flamurin.
Tifozët serb thyejnë mbrojtëset e stadiumit, hyjnë në fushë dhe sulmojnë lojtarët shqiptarë. “Kafshët dolën nga kafazi” thoshte më pas në gjyqin e Lozanës, Gianni De Biasi, selektori i Shqipërisë.
Lojtarët arrijnë të hyjnë në zhveshtore të stadiumit, por gjatë rrugës, sulmoheshin nga tifozët me sende të forta.
Policia serbe, kontrollon lojtarët shqiptarë që çdo detaj, duke munduar të nxirrnin diçka që do të mund ta përdornin më pas.
Kishte lojtarë shqiptarë të kënduar, me shenja ne trup dhe kokë. Ndeshje që në fillim UEFA do ta regjistronte me rezultat zyrtar 3:0 për serbët, por më pas në gjyqin e Lozanës, fitorja zyrtare kalon në anën shqiptare me rezultat 3:0.
Fitore e sakrificës, tre pikë, që do të vlenin shumë pastaj, që për herë të parë, Shqipëria arrinte të siguronte një vend në nja kampionat evropian. /Insajderi.com