Sot hidhet shorti për grupet e Eoropa League

Sot hidhet shorti për grupet e Eoropa League

Pas përfundimit të ndeshjeve të mbrëmshme kualifikuese për grupet e Europa League, sot me fillim nga ora 13:00 pritet të hidhet shorti për 12 grupet e këtij kompeticioni, njofton Insajderi.

Shorti për 48 ekipet që pritet të formojnë grupet e Europa League, do të hidhet në Nion të Zvicrës.

Në fazën e grupeve, 18 ekipe vijnë si të kualifikuar në mënyrë direkte, 21 nga fitueset në “play off” e mbrëmshme, 6 të eliminuarat nga “play off” e Ligës së Kampionëve, dhe tri skuadra të eliminuara nga turi i tretë eliminator i Ligës së Kampioneve.

Ndeshjet e grupeve fillojnë me 22 tetor dhe do të mbarojnë me 10 dhjetor, ndërsa faza me eliminim direkt do të luhet në muajin shkurt 2021. Finalja e Europa League, do të luhet në Poloni te stadium i Gdanskut.

Para hedhjes së shortit, do të jepet çmimi “Lojtari i sezonit në Europa League”, ku kandidatë janë Ever Banega, ish lojtari i Sevilla, sulmuesi i Inter, Romelu Lukaku, dhe mesfushori i Manchester United, portugezi Bruno Fernandes. /Insajderi.com