Sot kemi një super ndeshje në Superligën e Kosovës në Futboll

Sot kemi një super ndeshje në Superligën e Kosovës në Futboll

Fc Prishtina vs Drita kjo që fillon nga ora 18:00 është super ndeshja e javë së 29-të në superligën e Kosovës në Futboll.

Fc Prishtina hynë në këtë ndeshje pas humbjes nga Gjilani, ndërsa Drita vjen pas fitores 2 me 1 kundër Feronikelit, raporton Insajderi.

Për Dritën që është liderë e tabelës, kjo ndeshje ka rëndësi të madhe sepse në rast të fitores, gjasat për titull do të ishin shumë më reale, pas humbjes nga Gjilani, Prishtina është në ndjekje të daljes në arenën ndërkombëtare.

Prishtina do hyjë në këtë takim me mungesën e portierit, Visar Bekaj, që është suspenduar nga komisioni i garave pranë FFK./Insajderi.com