
Ka kaluar një vit që kur kombëtarja portugeze doli e para në organizimin e parë të garës Liga e Kombeve.
Portugalia ishte në grup me Italinë dhe Poloninë duke dalë në vendin e parë me 8 pikë, kurse në gjysmëfinale u takua me Zvicrën duke e mposhtur 3:1 me hattrick nga CR7.
Në finalen e 9 qershorit 2019, Portugalia u takua me Holandën në stadiumin Estadio do Dragao në Porto, duke e mposhtur 1:0 me golin e Guedes. / Insajderi.com