Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Gjatë së premtes në ora 18:00 do të bëhet përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit, pikërisht në ditëlindjen e 61-të të legjendës kosovare, shkruan Insajderi.

Kjo ceremoni bëhet nën organizimin dhe protokollin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport para hyrjes zyrtare të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të vendoset shtatorja e tij.

Të pranishëm në këtë ceremony pritet të jenë kryeministri i vendit, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, presidenti FFK-së, Agim Ademi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe familjarë dhe shokë të familjes Vokrri.

Pas ceremonisë së zbulimit të shtatores, nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të zhvillohet turneu me rasntin e ditëlindjes së Legjendës, Fadil Vokrri.

Në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshjes mes veteranëve më të cilët ka luajtur Vokrri, mes Llapit dhe Prishtinës, derisa më pas në fushën e gjelbër do të zbresin disa prej emrave më të shquar të futbollit mbarëkomëtar.

Kjo pasi do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë, nën organizimin e FFK-së./Insajderi.com