Sot pritet lirimi i masave kundër COVID-19

Sot pritet lirimi i masave kundër COVID-19

Sot, e mërkurë, pritet të lirohen masat kundër përhapjes së Coronavirusit në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarët e komunave do të takohen në orën 10:00.

Takimi do të jetë virtual, ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Online Insajderi kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Vitia ditë më parë i ka kërkuar Odës së Hotelerisë dhe Turizmit për t’i dhënë kohë deri më 26 maj, pasi, sipas tij, është në pritje të disa rezultateve të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren dhe se kjo është arsyeja që akoma nuk po merret një vendim për lirimin e masave.

Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva, në një prononcim për Insajderi-n, ka thënë se nuk do të përkrahin asnjë iniciativë të ndërmarrë nga organizatat/shoqatat e tjera dhe do t’i qëndrojnë në fjalë ministrit Vitia.

Sipas njoftimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është tre mijë e 303./Insajderi.com