Sot, pritet zyrtarizimi i Andi Zeqiri në Premier Ligë

Sot, pritet zyrtarizimi i Andi Zeqiri në Premier Ligë

Andi Zeqiri është afër nënshkrimit të marrëveshjes me Brighton.

21 vjeçari që pritet t’i bashkohet Kosovës në muajin tetor, pritet të arrijë marrëveshje edhe për ndërrimin e skuadrës dhe t’i bashkohet Brightonit.

Sipas Andy Naylor, Brighton do të nënshkruajnë me Zeqirin për 3.6 milionë funte, transmeton Insajderi.

Zeqiri pritet të nis aventurën me skuadrën U23 të Brighton dhe pastaj të dërgohet në huazim qysh në merkato të janarit.

Pwr transferimin e Andi Zeqirir, ka raportuar edhe gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Lojtari pritet që sot të finalizojë testet mjekësore me skuadrën angleze./Insajderi.com.