
Dje janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Gjilani morri tri pikë mjaft të rëndësishme ndërsa skuadra e Feronikelit nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Lirisë.
Sot do të zhvillohen edhe 4 ndeshjet tjera të planifikuara për këtë vikend dhe padyshim që derbi i kësaj jave do të luhet në Podujevë, ku skuadra e Llapit e pret lideren aktuale Dritën.
Llapi dhe Drita takohen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të dy këto skuadra janë në luftë për titull dhe fitorja e cilësdo skuadër do të afronte atë edhe me afër titullit, edhe pse Llapi është më larg se liderja aktuale Drita. Kjo është prej atyre takimeve ku barazimi nuk i konvenon asnjërit ekip sepse i lë të dyja ekipet dukshëm prapa Prishtinës, në periudhën vendimtare të kampionatit.
Tabelën aktuale dhe artikullin e plotë e keni në Insporti.