Sot xhiroja e fundit e Superligës, luhen 6 ndeshje

Sot xhiroja e fundit e Superligës, luhen 6 ndeshje

Sot zhvillohet xhiroja e 33-të në elitën e futbollit kosovar, që njëherësh do të shënojë edhe fundin e edicionit 2016/17 të Vala Superligës.

Ndryshe nga kampionati në Shqipëri, në Superligë tashmë nuk po luftohet pothuajse për asgjë.E vetmja dilemë është se kush do ta përcjellë Ferizajn në barazh, por as ajo s’mund të quhet e tillë, pasi që Liria me shumë gjasë e mposht Hajvalinë në shtëpi.

Ndryshe, festë do të ketë në Mitrovicë, ku Trepça ’89 feston titullin e parë kampion në histori të klubit pas duelit me Feronikelin.

Më poshtë i keni çiftet komplete të ditës.Sot, 16:30

Liria-Hajvalia

Drita-Besa

Ferizaj-Llapi

Drenica-Prishtina

Trepça ’89-Feronikeli