Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në Basketboll

Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në Basketboll

Në Superkupën e Kosovës në Basketboll sonte do të zhvillohet finalja ndërmjet Prizrenit dhe Trepçës.

Prizreni në gjysmëfinale e ka mposhtur Pejën, ndërsa më një fazë më parë e eliminoi edhe Dritën.

Ndërsa Trepça e mposhtën Golden Eagle Yllin, ndërsa më herët triumfoi edhe Rahovecin.

Për Prizrenin kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit, gjersa për Trepçën finalja e parë pas 9 viteve.

Finalja do të luhet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00. /Insajderi.com