Southampton eliminon Arsenal-in nga FA Cup

Southampton eliminon Arsenal-in nga FA Cup

Arsenal eliminohet nga faza e 1/16 të Kupës së Mbretëreshës (FA Cup) nga ekipi i Southampton, njofton Insajderi.

“Topçinjtë” e Londrës eliminohen me anë të autogolit të mbrojtësit brazilian Gabriel në minutën e 24-të.

Vlen të theksohet se Arsenal merr humbjen e parë këtë vit kalendarik 2021, ku disfata e fundit datonte më 22 dhjetor në Kupën e Ligës ndaj Manchester City-t, në “Etihad Stadium” me rezultat 4:1. /Insajderi.com