Southamptoni merr vendimin befasues, pasi pësuan humbje 0:9 nga Leicesteri

Southamptoni merr vendimin befasues, pasi pësuan humbje 0:9 nga Leicesteri

Futbollistët e Southamptonit dhe stafi i trajnerëve kanë premtuar të japin donacion pagat javore të tyre pas humbjes turpëruese 9:0, që skuadra pësoi në shtëpi ndaj Leicester Cityt në Premier League, të premten mbrëma.

Paratë do të dedikohen te fondacioni bamirës i klubit në tentim për të rregulluar gjërat me tifozët.

Leicesteri ka regjistruar fitoren më të thellë si mysafir në histori të elitës angleze duke mposhtur Southamptonin, që mbeti me dhjetë lojtarë, me rezultat të thellë.

Në këtë ndeshje shënuan nga tre gola Ayoze Perez dhe Jamie Vardy. Ishte humbja më e thellë e pësuar nga Southamptoni në shtëpi në historinë e vet 133-vjeçare.

Lexoni më shumë…