
Burime nga Italia bëjnë me dije se Napoli ka gjetur pasuesin e Gattusos, i cili me shumë mundësi do të jetë Luciano Spalletti, njofton Insajderi.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Spalletti është i zgjedhuri i De Laurentiis për stolin e Napolit, teksa bisedimet janë në fazën e avancuar.
Napoli i ka ofruar 2.5 milionë euro në sezon ndërsa Spalletti pretendon katër, por gjithçka mund të mbyllet në shifrën e tre milionë eurove.
Ndër të tjera, gazeta zbulon se Spalletti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më presidentin napoletan për përforcimet e reja në skuadër për sezonin e ri.
Si duket Gattuso do të largohet nga Napoli edhe nëse siguron një për në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. /Insajderi.com