Spanja dhe Portugalia shpallin kandidaturën për Kupën e Botës 2030

Spanja dhe Portugalia shpallin kandidaturën për Kupën e Botës 2030

Dy shtetet e Gadishullit Iberik, para ndeshjes miqësorë mes të dyja kombëtareve të së mërkurës mbrëma, kanë bashkuar forcat dhe kanë shpallur kandidaturën për organizmin e Kupës së Botës në futboll për vitin 2030, njofton Insajderi.

Në një prononcim për mediat spanjolle, presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales tha “kjo marrëveshje nënkupton një hap të rëndësishëm për projektin e përbashkët të dy federatave tona, por gjithashtu dhe për dy vendet tona. Futbolli, sporti është një instrument i rëndësishëm për të injektuar forcë dhe vullnet për të kapërcyer këto momente të vështira. Pak gjëra mund të jenë ekzaltuese si mundësia për të organizuar një kampionat botëror dhe nuk mund të mendojmë për një partner më të mirë se Portugalia. Do të bashkëpunojmë me Federatën Portugeze të Futbollit”, tha presidenti Rubiales.

Për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2030, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Rumania përbëjnë njërën kandidaturë për mbajtjen e këtij evenimenti sportiv, ndërsa një tjetër bllok shtetesh përbëhet nga Uruguai, Argjentina, Paraguai dhe Kili. /Insajderi.com