Spanja e deklason Gjermaninë, ia shkakton humbjen e dytë më të turpshme në histori të saj

Spanja e deklason Gjermaninë, ia shkakton humbjen e dytë më të turpshme në histori të saj

Kombëtarja e Gjermanisë është poshtëruar nga Spanja me rezultat 6 me 0, njofton Insajderi.

Në kuadër të grupit “A” në Ligën e Kombeve, Spanja arriti ta ketë një paraqitje mbresëlënës, duke ia shkaktuar Gjermanisë humbjen e dytë më të turpshme në histori.

Humbja më shokuese e gjermanëve mbetët ajo e 9 marsit të vitit të largët 1909 ku u mposhtën si vendas nga Anglia me rezultat 0 me 9.

Gjermania është në vendin e dytë të grupit me 9 pike dy më pak se Spanja që është e para me 11. /Insajderi.com