Araceli, një grua 96 vjeçare, qeshi pasi mori vaksinën e parë në Spanjë kundër COVID-19 në një shtëpi pleqsh në Guadalajara sot në mëngjes, transmeton Insajderi.
Ajo tha se thuajse nuk e ndjeu fare gjilpërën.
“Le të shohim nëse të gjithë sillen mirë dhe ne mund ta bëjmë këtë virus të zhduket”, tha Araceli.
Ajo është banorja më e vjetër e shtëpisë së pleqve në Los Olmos.
Disa minuta më vonë, Monica, një ndihmësinfermiere në qendër, mori të njëjtën vaksinë të Pfizer/BioNTech.
Ajo tha se ishte e emocionuar, por tensioni i saj duket se ishte më shumë për shkak të dërgimit të një mesazhi të rëndësishëm në media sesa për shkak të gjilpërës.
“Ne duam që shumica e njerëzve të vaksinohen”, tha Monica.
“Shumë njerëz kanë vdekur dhe është turp që më shumë njerëz nuk kanë arritur të jetojnë që të vaksinohen”, shtoi ajo.
Ajo shpjegoi se si shtëpia e pleqve ka humbur disa njerëz nga COVID-19.
Gati 50.000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Spanjë në më pak se një vit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton raporton Anadolu Agency (AA).
Spanja ka në plan të kryejë fazën e parë të vaksinimeve ndaj personave si Araceli dhe Monica, banorë dhe punëtorë të shtëpive të pleqve, si dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor të frontit të parë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.
Gjatë tre muajve të ardhshëm, në Spanjë pritet të arrijnë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech për rreth 2,3 milionë njerëz.
Spanja, me një popullsi prej 47 milionë banorësh, ka bërë porosi të mjaftueshme për të vaksinuar 80 milionë njerëz. Megjithatë, varet nga suksesi i pesë kompanive të tjera të vaksinave nëse do të arrijnë të gjitha ose jo. /Insajderi.com