Spanja konfirmon rastin e parë të variantit të koronavirusit të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar

Spanja konfirmon rastin e parë të variantit të koronavirusit të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar

Katër raste të një varianti të koronavirusit që u shfaq kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe besohet të jetë veçanërisht infektive, janë konfirmuar në Madrid, ka thënë qeveria rajonale, transmeton Insajderi.

Të katër rastet, e para e zbuluar në Spanjë, përfshinin njerëz të cilët kohët e fundit mbërritën nga Britania e Madhe, tha zëvendës shefi i shëndetit të qeverisë rajonale të Madridit, Antonio Zapatero një konferencë për shtyp gjatë të shtunës, raporton Al Jazeera.

“Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më serioze”, tha Zapatero.

“Nuk ka nevojë për alarm”. Ekzistojnë edhe tre raste të tjera të dyshuara të variantit të koronavirusit, por rezultatet e testeve do të jenë në dispozicion vetëm të martën ose të mërkurën, tha Zapatero.

Të Premten, autoritetet në Liban dhe Francë gjithashtu konfirmuan rastet e variantit të ri. Që nga e marta, Madridi ka ndaluar të gjitha hyrjet nga Britania e Madhe përveç shtetasve spanjollë dhe banorëve. /Insajderi.com