Spanja me “Gjendje Emergjente” deri në muajin maj të 2021

Spanja me “Gjendje Emergjente” deri në muajin maj të 2021

Shteti i Spanjës, së bashku me Italinë, ishte shteti më i prekur dhe me situatën më të rënduar me Covid 19, gjatë valës së parë të tij dhe tani kur vala e dytë i ka treguar “dhëmbët”, Spanja ka filluar të marrë masat e nevojshme, për të mos lejuar përsëritjen e një skenari të njëjtë.

Parlamenti dhe Qeveria Spanjës kanë vendosur pro mbajtjes së gjendjes emergjente në vend deri në maj të vitit 2021 – por deri atëherë, ata do të bëhet edhe një vlerësim në muajin mars, për të përshtatur masat me gjendjen faktike, raporton AP News, transmeton Insajderi.

Vala e pare, e kombinuar me valën e dytë, ka bërë që Spanja të bëhet vendi i parë evropian që kaloi 1 milion raste me coronavirus, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 35 mijë./Insajderi.com.