
Kosova ndodhet ne disavantazh prej dy golash pas mbylljes së fraksionit të parë të ndeshjes në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’, kundër Spanjës, njofton Insajderi.
Ndeshjen që nga fillimi e kontrolluan nikoqirët spanjoll, gjë që ishte e pritshme, duke pasur parasysh mungesat e shumta tek formacioni bazë i Kosovës.
Për spanjollët realizuan Olmo (34’) dhe Torres pas dy minutash dyfishoi rezultatin.
Në ndeshjen tjetër eliminatore, Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 0:0 si mysafire e San Marinos. /Insajderi.com