“Spanja në rrezik të mbetjes jashtë kampionatit botëror”

“Spanja në rrezik të mbetjes jashtë kampionatit botëror”

Spanja mund të mbetet jashtë Botërorit i cili do të zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm, sipas ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë, Angel Maria Villar, tashmë i suspenduar, ka thënë se Spanja mund të mbetet jashtë Botërorit.

Ai ka thënë se ndërhyrja e qeverisë mund t’i shkaktojë ekipit kombëtar të Spanjës që ta humb kampionatin botëror i cili vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Rusi, raporton Insajderi

Villar u largua nga post i tij në korrik dhe aktualisht është në pritje të akuzave ndaj tij për keqmenaxhim, shpërdorim të fondeve, korrupsion dhe falsikim të dokumenteve.

FIFA konfirmoi së fundmi se i ka dërguar një letër Federatës së Spanjës duket shprehur shqetësimet lidhur me pavarësinë e federatës, dhe duke i kujtuar asaj se “duhet të menaxhojë çështjet e saj pavarësisht dhe të sigurohet se çështjet e saj nuk influencohen nga palë të treta”.

Sipas Villar, në rast se kjo nuk bëhet kjo, Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, duke i lejuar një tjetër shteti që t’i marrë vendin në ngjarjen e vitit në sport gjatë verës. /Insajderi