Spanja po planifikon faljen e seperatistëve katalunasë që u arrestuan më 2017

Spanja po planifikon faljen e seperatistëve katalunasë që u arrestuan më 2017

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka konfirmuar planet për faljen e separatistëve katalanas këtë javë.

Nëntë udhëheqës u burgosën për kryengritje mbi një përpjekje të dështuar të pavarësisë më 2017.

Tre të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje por nuk u burgosën.

Faljet e tyre do të dërgohen në kabinet të martën.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër planeve më parë këtë muaj, por qeveria thotë se masa do të ndihmojë qetësimin e tensioneve mbi Kataluninë.

Përpjekja e rajonit gjysmë-autonom për pavarësi gati katër vjet më parë e zhyti Spanjën në krizën e saj më të madhe politike në 40 vitet e fundit.

Kundërshtarët, megjithatë, kanë akuzuar qeverinë spanjolle se po përdor planet për të fituar mbështetje politike. /Insajderi.com